Një fëmijë i porsalindur dhe i braktisur është gjetur në një kazan plehrash e cila kishte fytin të prerë madje dhe kërthizën akoma të paprerë si duhet, në provincën Liaoning të Kinës.
Fëmija femër u zbulua nga një njeri i cili ishte në kërkim të mbeturinave në kazan.
Banorët vendas thirrën policinë dhe vajza e vogël u dërgua në spital, ku ajo mbetet në gjendje kritike.
Mjekët janë munduar të mbyllin plagën e prerjes në fyt por gjendja e saj mbetet kritike.
Shkak mendohet të jetë seksi femër pasi në këto zona familjet preferojnë djem.
Mjekët thanë se fëmija kishte lindur parakohe dhe ndoshta ishte 32 dhe 34 javë peshon vetëm tre paund. Mjekët thanë se sapo fëmija të jetë mirë do të kalojë në jetimore.