English

Fshati me flokët më të gjatë në botë (FOTO)

Një fshat në Huangluo Yao të Kinës, në grup minoriteti ka hyrë në rekordin Gines për shkak të grave Red Yao, të cilat kanë flokët e gjatë më shumë se 5.5 metra.

Këto gra që janë rreth 120, i kanë prerë vetëm njëherë flokët e tyre kur ishin 16 vjeç pasi bëheshin gati për të gjetur burrin e tyre.

Më pas ato nuk i prisnin por dhe duhet t'i mbulonin me shami pasi nuk lejoheshin që flokët të shiheshin nga burrat, dhe nëse një burrë i shihte ato detyroheshin me forcë të shkonin tre vjet të qëndronin në shtëpinë e prindërve të saj.

Por tani çdo gjë ka ndryshuar. Ato në verë dhe vjeshtë lajnë flokët e tyre në lumë dhe nuk i mbulojnë.
Këto gra njihen në të gjithë Kinën si fshati me flokët më të gjatë.

KOMENTE