Kryministri grek Antonis Samaras ka vendosur të bindë ndërkombëtarët që Greqia meriton këstin e fundit të parave të kreditimit.
BE-ja, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane pritet të shqyrtojnë financat e Greqisë përpara se të vendosin nëse do të dorëzojë 31.5bn euro.
Pa fonde, Greqia do të përballet me falimentimin dhe ndoshta largohet nga euro.
Z. Samaras tha të enjten se qeveria do të bënte gjithshka mundej për të sjellë përsëri Greqinë në rrugën e duhur.
Qeveria po përgatit një plan dy-vjeçar, prej 11.7bn euro që përfshin reduktime të mëtejshme të përfitimeve, të pensioneve dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor.
Pas bisedimeve me presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, Kryeministri tha se tre parti të koalicionit kishte vendosur të shkonin përpara me masa të tilla si privatizime dhe ndryshime në sektorin publik.
Ndërsa Z. Barroso tha se ai kishte qenë i sigurt se qeveria do të shpejtojë reformat strukturore kyçe të tilla si trajtimin e evazionit fiskal. Por ai tha se çështja kryesore ishte në ofrimin e rezultateve.
Por Athina mesa duket nuk do të jetë në gjendje të përmbushë angazhimet e marra për të siguruar marrëveshjet e arritura.