English

Liqenas. Zbulohet shpella me piktura shkëmbore

Zona e Liqenasit në Prespën e Madhe por dhe Prespa e vogël janë të pasura me gjurmë historike që i përkasin më shumë periudhës së neolitit.

Në periudha të ndryshme janë bër gërmime herë pas here ku janë gjetur objekte historike me mjaft vlerë sidomos gërmimet e vitit 1990 kur një ekip arkeologësh nga Tirana drejtuar nga arkeologu Neritan Ceka zbuluan në grumbullimet ose Tumat siç njihen, të fshatit Shyec buzë liqenit të Prespës së Vogël mjaft objekte me vlerë që sot ndodhen në Muzeun arkeologjik në Tiranë.

Së fundi vlera të tjera si piktura janë zbuluar në Liqenas. Pikturat janë zbuluar në një shpellë dhe janë me figura njerëzish dhe i përkasin periudhës së Neolitit.

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së neolitit.

Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime në metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm

KOMENTE