Ivica Daçiç, ish zëdhënës i presidentit serb, Slobodan Millosheviç, sot zyrtarisht mori postin e kryeministrit të ri të Serbisë e njëkohësisht të ministrit të brendshëm. Parlamenti i Serbisë me 142 vota për e 72 kundër miratoi përbërjen e re të qeverisë serbe të përbërë nga Partia Përparimtare e presidentit aktual Tomislav Nikoliç, Partisë Socialiste dhe disa partive më të vogla të mbledhura rreth saj.
Në fjalën etij ai tha:
Anëtarësimi në BE është "një synim kyç", dhe se ai do të mbështetet te e ardhmja dhe jo te e kaluara e Serbisë.
"Nëse fjala Ballkan do të thotë:"gjak dhe mjaltë" deri tani ka patur mjaft gjak, është koha të ndiejmë shijen e mjaltit", tha politikani i karrierës në asamblenë gjatë një debati që u zhvillua në fund të natës.
"Serbia ka ofruar dorën e pajtimit, me të gjithë. Le të mos merremi më me të kaluarën, le të merremi me të ardhmen. "