Ish sulmuesi i Chelsea-it, Andriy Shevchenko ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në mënyrë që të ndjekë karrierën në politikë.
35-vjeçari ukrainas ka shpallur lajmin në një deklaratë të lëshuar nga klubi i tij, Dynamo Kiev.
"Kjo mund të ketë shokuar të gjithë," tha ai. "E ardhmja ime nuk është më në futboll."
Në nivelin e klubit, ai bëri debutimin e tij për Dynamo Kiev në vitin 1994 dhe vazhdoi për të fituar një reputacion si një prej sulmuesve më vdekjeprurës të Evropës ku më pas u transferua në Milan në vitin 1999.
Ai fitoi Ligën e Kampionëve me ta në vitin 2003.
Si një 29-vjeçar, Shevchenko nënshkroi për Chelsea e Jose Mourinho-s kontratën prej 30m pund në maj 2006, por kaloi një masë të madhe joproduktiv në Premier League, para se të kthehej në Milano.
Pasi ai u kthye në gjendje që të riprodhojë formën magjike të tij në San Siro, ai nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me Dynamo në gusht të vitit 2009.
Shevchenko ka qenë hajmali e vendit të tij për më shumë se një dekadë, dhe ka regjistruar një rekord kombëtar me 48 gola. Aifitoi Topin e Artë në vitin 2004 si lojtari evropian i vitit.
"Unë do të shkoj në politikë," tha ai kur njoftoi tërheqjen e tij, dhe pritet të japë hollësira mbi planet e tij në të ardhmen e afërt.