English

Erdogan i bën thirrje ndërkombëtarëve për të marrë hapa ndaj Assad-it

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se duhen të merren hapa nga ndërkombëtaret lidhur me Presidentin Bashar al-Asad i cili ka sulmuar qytetin më të populluar të Sirisë Aleppo dhe forcat e tij kërcënojnë se do të përdorin armë kimike.

"Deklaratat e tij të fundit, në lidhje me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, janë veprime që ne nuk mund të rrimë vetëm vëzhgues apo spektatorë," ka thënë Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi në Londër me kryeministrin britanik David Cameron.

"Hapat duhet të merren bashkërisht me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Organizata e Vendeve Islamike, Lidhja Arabe, dhe duhet të punojmë së bashku, të përpiqemi për të kapërcyer situatën", shtoi ai.

Cameron tha se Britania dhe Turqia ishin të shqetësuar se qeveria Asad ishte gati për të kryer "disa veprime vërtet të tmerrshme përreth dhe në qytetin e Aleppo."

"Kjo do të jetë krejtësisht e papranueshme. Ky regjim duhet të kuptojë se është i paligjshëm, është i gabuar dhe ai duhet të bdalojë atë që ai po bën, "tha Cameron.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha se ishte "thellësisht" i shqetësuar në lidhje me raportet e përdorimit të mundshëm të armëve kimike nga ana e Sirisë, dhe i kërkoi shtetit dhe qeverisë të mos i përdorë ato në asnjë rrethanë.

Siria pranoi këtë javë se ai ka armë kimike dhe tha se do t'i përdorë ato nëse sulmohen. Regjimi i premtoi se nuk do të angazhohet në luftë kimike kundër rebelëve, duke thënë se ai do të përdorë armë kimike në qoftë se "Siria është e ekspozuar ndaj agresionit të jashtëm".

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se forcat besnikë të Asad janë "rreshtuar" për një masakër në qytetin e Aleppo.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se raporte të besueshme flasin për një përshkallëzim serioz të përpjekjeve të qeverisë për të shtypur një rebelim të armatosur.

KOMENTE