Motivet e vrasjeve që po ndodhin në vendin tonë kohët e fundit janë tepër banale.
Një vrasje tjetër ka ndodhur sot në lagjen "Apolonia" në Fier ku , Nasi Mema ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina u ka mbijetuar plagëve në trup, por është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Fierit.
Shkak është bërë një pagesë mujore prej 5 mijë lek (të vjetra) për ashensorin.
Orjon Toro i cili ishte fqinjë me ta dyshohet të jetë autori i vrasjes, ndërkohë banorët shprehen se debati ka filluar që të premten lidhur me pagesën.
Policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e çështjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes.