English

Maddona dështon edhe në Francë.Tifozët largohen

Madona është fishkëllyer edhe në Paris gjatë koncertit të saj ku tifozët kanë nxjerrë "inatin" lidhur me gjatësinë e koncertit të saj.

Ajo para se të fillonte koncertin për 15 minuta ka folur lidhur me tolerancën midis njerëzve dhe dallimin racor.

Madonna ishte kritikuar edhe fjalimin e saj në lidhje me politikën në vend që të këndonte. Ajo përcolli një mesazh të skajshëm krahut të djathë Marine Le Pen të Francës.

Tani Fronti Kombëtar i Francës po kërcënon të padisë yllin pasi Madona ka përdorur një imazh të zonjës Le Pen të vendosur mbi ballin e saj në një koncert pak më parë këtë muaj.
Por Madona është shprehur se " e di që unë kam bërë Marine Le Pen të inatosur me mua por ky nuk është synimi im për të bërë armiq. Synimi im është për të promovuar tolerancën," vazhdoi ajo.

Por tifozët donin të dëgjonin koncertin dhe nuk kishin shkuar për të dëgjuar leksione mbi tolerancën, ndaj kishin filluar të iknin dhe madje disa prej tyre kishin kërkuar që bileta t'i kthehet.

KOMENTE