English

Peshëngritësi shqiptar Hysen Pulaku përjashtohet nga Lojrat Olimpike

Që në ditën e parë të Lojrave Olimpike ekipi shqiptar ka lënë gjurmët e tij negative në arenën botërore i cili më pas është përmendur si shembull për gjithë të tjerët.

Mark Adams zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka sjellë shembullin e keq të Hysen Pulakut në një konferencë për shtyp.

Ai ka njoftuar se në bazë të testeve antidoping të realizuara, peshëngritësi shqiptar ka rezultuar pozitiv në të dyja rastet.
"Gjithmonë është një ditë e errët kur një sportist zbulohet se ka përdorur doping. Shpresojmë mos të gjejmë tjetër veç peshngritësit shqiptar, por gjithsesi, mesazhi është, ne do t'ju zbulojmë", ka thënë Mark Adams.

KOMENTE