English

Policia arreston disa protestues në Londër

Policia që qëndron jashtë stadiumit Olimpik ka vepruar shpejt duke ndaluar një grup çiklistësh amatorë që po mbanin një protestë të paautorizuar kur ceremonia e Lojrave ishte duke u zhvilluar,

Disa furgonë policie nxituan për në periferi të Parkut Olimpik në një nga zonat më të nxehta dhe kryesore sapo kanë marrë informacionin nga kolegët e tyre.

Policia tha se protestuesit kishin leje për të mbajtur një demonstratë në jug të Londrës, por me kusht që ata të mos kalonin në veri të lumit Thames.
Protesta zhvillohej kundër kufizimeve Olimpike.
Policët kanë sulmuar protestuesit vetëm atëherë kur ata kaluan në zonën që u ishte ndaluar, madje shumë prej tyre i hoqën nga biçikletat me forcë si përpiqeshin të çanin kordonin e policisë.

Policia tha se do të konfirmojë numrin e të arrestuarëve pak më vonë.

KOMENTE