Kujdesni kur parkoni edhe në vendet që ka pemë, pasi ju vërtet mbroni makinën nga dielli por tani duhet të dini dhe moshën e pemëve, pasi mund të rrëzohen dhe ju shkatërrojnë makinën.
Sot paradite pranë Ambasadës polake në kryqëzimin mes rrugës së Durrësit dhe rrugës së Bogdanëve, në Tiranë, një pemë është rrëzuar, për shkak të moshës ë vjetër thuhet, dhe ka dëmtuar disa makina që gjendeshin të parkuara.
Trafiku është bllokuar përreth 1 orë duke sjellë probleme dhe në qarkullim.
Renault, Benz dhe një Volkswagen kanë qënë makinat e dëmtuara. Nuk ka të lënduar në njerëz por pema ka marrë me vete dhe një shtyllë ndriçimi.