English

Ushtria siriane sulmon Aleppon

Sipas komisioneve të kordinimit lokal të opozitës ka nisur një sulm mjaft i madh nga ana e qeverisë Assad në qytetin më të populluar Aleppo.

Dritat e para sjellin zhurmat e një bombardimi artilerie të rëndë që kumbon ende nëpër qytet.
Rebelët thonë se tanket dhe automjetet e blinduara kanë filluar të përparojnë drejt Salah al-Din, një nga lagjet më të trazuar në Aleppo, ku ata kanë takuar në një rezistencë të ashpër.

Shumë viktima janë duke u raportuar dhe thirrje urgjente për mjekët për të ndihmuar.
Forcat Pro-qeveritare thuhet se kanë hyrë me shumicë në zonë dhe zhurmat e mjeteve të tyre dëgjohen anembanë.

Makina dhe kamionë të mbushura me familje po largohen në fshat, nga frika se do të ketë një masakër në qytet.
Të dyja palët janë të vendosur për të kontrolluar këtë vend, por fuqia e madhe i takon njerëzve të Presidentit Asad, dhe ata janë të përgatitur ta përdorin atë për të rimarrë Aleppon.

KOMENTE