English

Ahtisaari: Serbia le të shkojë në Rusi po të dojë. Kosovën e ka të humbur

"Serbinë nuk do ta lejoja të hyjë në BE derisa nuk e njeh Kosovën. Serbia ka vite që e ka humbur të drejtën në Kosovë. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, tha Ahtisaari nga selia e Institutit për Paqe Crisis Management Initiative.

Ish presidenti i Finlandës dhe fituesi i çmimit "NOBEL" për paqen ka theksuar me forcë fjalët e tij, madje nuk duhet të ketë as favore.

“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë trimëruar Serbinë në përpjekjet e saj, por jam i bindur se kjo do të ndërrojë së shpejti”.

Kosova nuk është njohur ende dhe nga 5 shtete të Evropës, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro. Por shpresohet se shpejt ato do ta njohin atë pasi është e drejtë.

Madje Ahtisaari ka vazhduar më tej duke thënë se nëse duan le të shkojnë në Rusi.

Deklarata e tij nuk është pjesë zyrtare e politikës finlandeze, por diplomatët theksojnë se Ahtisaari ka ndikim të madh në politikën ndërkombëtare.

KOMENTE