Gjatë prezantimit të shteteve pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike, një grua e paftuar është parë të eci përkrah kontigjentit të sportistëve indianë.
Edhe pse 10 sekonda ka qënë prezantimi i Indisë, gruaja që ecte përkrah kontigjentit indian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi ajo ishte pa uniformë dhe me një veshje të kuqe në pjesën e sipërme.
Ekipi indian shprehet i mërzitur duke shpjeguar se kur ne u futëm në stadium ajo ishte midis ekipit tonë dhe atij para nesh, ndërkohë menjëherë ajo u kthye mrapsht dhe u bashkua me ekipin tonë duke ecur në stadium.
Gruaja ende nuk është konfirmuar dhe se kush ka qënë kjo grua, por burime thonë se ajo është diplomuar në një universitet të Indisë.
Ekipi indian kërkon falje por që akoma nuk e dinë si ka ndodhur dhe kush ishte ajo grua.