Majlinda Kelmendi xhudistja kosovare që përfaqësoi Shqipërinë në Lojrat Olimpike 2012, sapo ka përfunduar duelin e saj pas fitores në duelin e parë kundër filandezes.
Por ajo ka humbur duelin e dytë duke bërë që të eleminohej përfundimisht. Pas humbjes së duelit, ajo është parë të demoralizohej mjaft pas e nisi shumë mirë dhe kishte mjaft shpresë për të marrë medalje.
Por audienca shqiptare ka brohoritur dhe duartrokitur edhe pse ajo ka humbur, pasi teknika e saj ishte e një niveli të lartë.