English

Majlinda Kelmendi kalon me sukses fazën çerekfinale

Majlinda Kelmendi, sportistja kosovare që përfaqson Shqipërinë në Lojrat 2012 ka kaluar fazën çerekfinale me rezultate pozitive dhe mjaft shpresëdhënëse.

Në duelin e saj të parë në xhudizëm ajo ka mundur finlandezen Jana Sunberg.

Majlinda e përfundoi luftën e saj me një "ipon", duke bërë që dueli të përfundonte pak para kohe, ku ajo e vërtetoi statusin e favorites për medalje në kategorinë 52 kg.

Tani ajo pritet të ndeshet me Christianne Legentil, xhudisten nga Mauritiusi, që vlerësohet ndër më të dobëtat në këtë turne, e 94-ta në renditjen olimpike por përsëri fati ndonjëherë është i madh.

Ndërkohë Majlinda ka kaluar dhe xhudisten spanjolle që ishte një rivale kryesore dhe jo e pëlqyeshme për Majlindën, kështu shpresojmë që ajo të shkojë në finale duke rrëmbyer dhe medaljen e parë Olimpike.

KOMENTE