Michelle Obama është e njohur për fizikun e saj dinjitoz dhe krahët e fortë.
Por kur ajo erdhi ballë për ballë me ekipin olimpik amerikan të mundjes, ajo ishte e qartë që u "dorëzua".
Dhe Zonja e Parë nuk kishte asnjë mbrojtje kundër mundëses Elena Pirozhkova e cila pa asnjë sforcim e ngriti hopa zonjën e parë të Amerikës.
Ndoshta nuk mund të qe e këndshme për dikë por zonja Obama ishte e lumtur dhe e la vetë atë për të treguar forcën e saj.
Zonja Obama u takua me mundësit së bashku me anëtarët e tjerë të Ekipit SHBA gjatë një vizite në kampin e ekipit të trajnimit përpara ceremonisë së hapjes.