English

Universiteti i Oksfordit ndryshon rregullat e veshjes studentore

Studentët e Oxfordit nuk do të duhet të veshin veshje specifike akademike gjinore pas shqetësimeve nga komuniteti transeksual.

Kjo do të thotë se njerëzit mund të marrin pjesë në raste formale me funde dhe çorape dhe gratë në kostume dhe fiongo.

Rregullat e reja vijnë pas një lëvizje nga ana e shoqërisë së lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, (LGBTK Soc) të cilat u miratuan nga bashkimi i studentëve në fillim të këtij viti.

Ndryshimet, do të fillojnë që në 4 gusht.

Jess Pumphrey, oficer i bashkësisë LGBTK, tha se ndryshimi do të bëjë një numër të studentëve më pak stresues siomos para provimeve.

Sipas ligjeve të vjetra në veshjen akademike - të njohur si subfusc - studentëve meshkuj u kërkohej që të veshin një kostum të errët dhe çorape, këpucë të zeza, një kravatë të bardhë dhe një këmishë të thjeshtë të bardhë dhe jakë nën fustanet e tyre të zeza.

Studentet femra vishnin një fund të errët apo pantallona, ​​një bluzë të bardhë, çorape dhe këpucë të zeza dhe një fjongo të zezë të lidhur në qafë.

Nëse një student transeksual donte të vishte veshjen e seksit të kundërt ata duhej të kërkonin leje të veçantë nga drejtoria e universitetit, se në të kundërt do të ndëshkoheshin.

Një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit, ka thënë: "Rregulloret janë ndryshuar për të hequr çdo referencë me gjininë, në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Oxford Union University Student se rregulloret ekzistuese nuk i shërbenin interesave të studentëve transeksualë".

KOMENTE