English

5 vjeçarja që jetonte me lopën dhe komunikonte me gjuhën e lopës

Në një fshat të Rusisë, Solikamsk zonë në malet Urale, policia ka gjetur një vajzë 5 vjeçare që jetonte me lopët.

Ajo komunikonte me gjuhën e lopës pasi nuk mund të komunikonte si moshataret e saj.

Policia qe lajmëruar nga një fqinj që jetonte pranë fermës që drejtohej nga prindërit e vajzës. Ai i kishte lajmëruar duke i thënë që një vajzë jeton me lopën.

Pas kërkimeve gjithçka rezultoi e vërtetë. Vajza mbyllej herë pas here edhe me çelës duke qëndruar me lopën.

Vajza pas rehabilitimit iu besua një familjeje tjetër.

Në Rusi nuk është rasti i parë që gjendet një rast i tillë pasi në 2009 një tjetër vajzë Natasha Mikhailova, u gjet duke jetuar me qentë, madje komunikimi i saj ishte si i qenve.

KOMENTE