Edhe flokët janë gjysma e bukurisë thotë shprehja. Ndaj ashtu siç kujdeseni për veshjet tuaja çdo ditë apo për punën tuaj kujdesuni edhe për flokët duke i kushtuar vetëm 30 minuta në javë.
Midis shumë maskave të përgatitura në shtëpi më e thjeshta dhe më rezultantja ka rezultuar maska me avokado dhe majonezë.
RECETA dhe PËRDORIMI
1. Tulin e një avokado të pjekur bëjeni pure në një tas. Shtoni 2 dy lugë çaji me majonezë organike dhe përzijeni mirë masën e përfituar.
2. Mbushni një shishe me ujë dhe lagni flokët në formë spraji dhe atëherë aplikoni pastën avokado me gishtat tuaj. Me kujdes në gjithë gjatësinë e flokut dhe sigurohuni që të mbulohet i gjithë floku.
3. Pastaj butësisht në se i keni të gjatë flokët mblidhini topuz me kujdes dhe butësisht dhe mbulojini me një qese parukerie si kapele.
Lëre maskën të paktën 30 minuta, shpëlajeni me ujë dhe pastaj përdorni shampot që përdorni rregullisht. Përdoreni një herë në javë për flokë normale dhe dy herë në javë për flokët e thatë apo të dëmtuar.