English

Naim Berzhiu humb jetën pasi bie nga skela ku punonte

Naim Berzhiu, ka qënë viktima që ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë.

48 vjeçari ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati në Yzberisht, kur është rrëzuar nga skela.

Ai ka rënë nga kati i 2-të i pallatit dhe ka vdekur në vend edhe pse është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Është folur shumë dhe gjithmonë kohët e fundit kushtet e sigurisë teknike në punë kanë qënë në qendër të vëmendjes por përsëri aksidentet sidomos me pasojë vdekjen kanë qënë të pashmangshme.

Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve,

KOMENTE