English

Pedofili që shtirej si Justin Bieber dhe Niall Horan

Një pedofil ka arritur të mashtrojë vajzat e moshës 13-15 vjeç duke i bindur ato që është herë Justin Bieber dhe herë Niall Horan, duke i shtyrë ato për "akte seksuale online".

Simon Hale i bindi vajzat nga Britania, Australia dhe Danimarka të paraqiteshin lakuriq, për atë, si shantazh Bieber 2 dhe Niall Horan.

37-vjeçari u burgos për një minimum prej dhjetë vjetësh dhe gjykatësi e ka quajtur atë kaq të rrezikshëm sa ai kurrë nuk mund të lirohet.

Më pas është njoftuar Justin Bieber dhe Niall Horan lidhur me këtë fakt, të cilët kanë ndjerë neveri që emri i tyre është përdorur në këtë mënyrë.

Ai përdori software të sofistikuar për të marrë nga kompjuterat e vajzave të reja adresat e e-maileve të tyre dhe më pas i bënte shantazh duke i detyruar që të kryenin akte seksuale përmes Skype.

Policia pasi e kapi gjeti në shtëpinë e tij 35 llogari Skype dhe më shumë se 180 video, kryesisht të vajzave të reja.

KOMENTE