English

Romela Begaj eleminohet nga Lojrat Olimpike

Nga Lojrat Olimpike pa medalje ka përfunduar garën edhe konkurruesja tjetër shqiptare në sportin e peshëngritjes, Romela Begaj.

Romela Bega ka qënë larg totalit që duhej të grumbullonte prej 246 kg për të qënë në vendin e parë.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes Begaj ngriti lehtësisht 101 kg.
Ndërsa në provën e dytë dhe të tretë me peshën 105 kg ajo ka dështuar.

Ajo nuk pritej të eleminohej, pasi performancat e saj më parë kanë qenë mjaft shpresëdhënëse dhe këtu duket qartë që ajo nuk tregoi anën e saj më të mirë.

Në stilin e shtytjes Romela ngriti në provën e parë 115 kg, ndërsa në dy të tjerat me 121 kg ajo dështoi.

Medalja e artë u fitua nga kinezja Li.
Medalja e argjentë nga tajlandezja Pimsiri.
Medalja e bronxtë nga ukrainësja Yuliya Kalina

KOMENTE