English

Si të kryeni jashtëqitjen çdo ditë dhe kur është koha më e mirë

A e dini se çfarë është organ më i pistë në trupin tuaj?
Është zorra e trashë. Në fakt, duket e padrejtë për të por ja që atë funksion ka dhe si e tillë duhet të boshatiset duke nxjerrë jashtë në formë feçe të gjitha mbeturinat toksike që dëmtjonë organizmin.

Dhe duke dalë jashtë trupi përthith më mirë lëndët ushqyese që merren nga ushqimet.

Por shumë njerëz kanë probleme lidhur me jashtëqitjen dhe duke mos dalë rregullisht jo vetëm që nuk ndihen mirë por dalëngadalë dëmtohet dhe zorra e trashë madje duke çuar në sëmundje me rezultat negativ.

Po kur duhet të kryejmë jashtëqitjet?

Sipas mjekësisë tradicionale kineze ora më e mirë për të kryer jashtëqitjet është 5-7 e mëngjesit, çdo ditë. Pra duhet të përpiqeni që brenda këtij vargu kohor ju duhet të nxrrni feçen tuaj jashtë trupit pra të ç'helmosni trupin tuaj. Të paktën njëherë në ditë duhet me patjetër të boshatisni zorrën e trashë.

Por si mund të kryeni jashtëqitjen përditë edhe kur keni kapsllëk, si mund ta përmirësoni zorrën tuaj?

1. Fiksojeni në kokë
Para gjumit, thojini vetes se ju do të realizoni jashtëqitjen nesër në mëngjes. Pastaj, tregoni vetes se ju keni vullnet përditë. Me këtë, ju gradualisht programoni mendjen dhe trupin në një jashtëqitje të përditshme.
Ndiejeni dhe përjetojeni atë. Pastaj i thoni vetes: "Unë jam mirënjohës unë tani mund të ç'helmoj trupin tim tërësisht. Faleminderit! "

2. Bëjeni zakon
Sado punë dhe të ngarkuar të jeni, bëjeni një zakon, shkoni në të njëjtën orë pothuajse çdo ditë, pasi trupi juaj punon më mirë kur ju ndiqni një rutinë.
Dhe mirë është që dhe gjumin ta bëni të rregullt në të njëtën kohë po ashtu dhe ushqimin.

Prandaj shumë njerëz kanë kapsllëk pasi prishin rutinën ditore, prishin balancin e të ngrënit dhe oraret e të ngrënit njëkohësisht dhe shkuarjen në banjë.
Mund të lini një gjë tjetër por jo jashtëqitjen çdo mëngjes. Është shumë e rëndësishme.

3. Përdorni një dietë miqësore
Ushqimi juaj ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj të zorrëve. Për perisaltikë të mirë të zorrëve , hani sa më shumë perime dhe fruta. Ato përmbajnë fibra për lëvizjen e zorrëve dhe për të promovuar një ekuilibër të shëndetshëm dhe bakterev të dobishme në zorrën tuaj.
Merrni më pak mish,dhe ushqime të pjekura në skarë. Shumë prej këtyre ushqimeve ulin imunitetin tuaj dhe prishin ekuilibrin e baktereve të dobishme në zorrën tuaj. Pa baktere të mjaftueshme, feçja juaj bëhet e vështirë, duke rezultuar në kapsllëk.

4. Shmangni zemërimin dhe stresin
Për të siguruar lëvizjen e duhur në zorrë, ju duhet të jenë të qetë. Nëse ju shpesh jeni zemëruar apo stresuar, zorrët tuaj gjithashtu do të tensionohen. Kjo përfundimisht çon në kapsllëk.
Paramendoni për të shkuar në banjë dhe bëjeni, "Unë duhet të plotësoj pooping (jashtëqitjen)time brenda 2 minutave. Por shumica e anullojnë këtë veprim pasi thonë jo, 2 minuta bëhem vonë dhe e lënë pa bërë.
Zemërimi dhe stresi do të krijojnë edhe toksina që prishin sistemet e trupit tuaj dhe ulin imunitetin tuaj.

5. Jepini pikë feçes tuaj
Edhe pse e përditshme, jashtëqitja është e rëndësishme, është po aq e rëndësishme për të bërë atë si rrugën e drejtë. Shmangni forcën e tepruar ndërsa jeni duke bërë feçen. Kjo mund të rrisë presionin e gjakut.
Njerëzit me tension normal nuk preken shumë. Por ata me tension afat gjatë të lartë të gjakut dhe enëve të gjakut, forcimi i shkakton goditje për shkak të rritjes së papritur të presionit të gjakut.

Nëse keni diarre, ju nuk mund të keni feçe për një ose dy ditë. Kjo është normale sepse zorrët janë zbrazur.
Jini të durueshëm. Ju nuk mund të shihni rezultatin që ju dëshironi që në fillim. Duke ndjekur të gjitha pikat e mësipërme sa më shumë të jetë e mundur, ju duhet gradualisht të përmirësoni shëndetin tuaj të zorrëve për të patur një nxjerrje jashtë të papastëritve.

Kënaquni me jashtëqitjen tuaj. Një shprehje e popullit thotë: 2 janë kënaqësitë më të mëdhaja të njeriut, kur shkoni në banjë dhe kur pini ujë.

KOMENTE