English

Zbulim i ri mjeksor. Yndyra kafe lufton obezitetin

Çfarë prodhon nxehtësi 300 herë më shumë se çdo organ tjetër në trup? Çfarë ndalon një fëmijë nga ngrirja deri në vdekje, nëse e lëmë në të ftohtë? Përgjigjja për të dy pyetjet është "yndyra me ngjyrë kafe".

Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo lloj yndyre është një gjë e mirë sepse ajo prodhon shumë nxehtësi duke djegur kalori.

Ndryshe nga yndyra e bardhë, e cila ngjitet në ijet tona dhe i zgjeron ato duke na bërë të dukemi më të plakur, yndyra me ngjyrë kafe na mban në peshë normale.

Dhe kjo është arsyeja pse është një garë e fortë për të mësuar më shumë rreth indit dhjamor kafe, i njohur gjithashtu si yndyra kafe, dhe se si njerëzit mund ta përdorin atë në avantazh të trupit të tyre.

Kur ne lindemi ne kemi shumë yndyrë kafe në trupat tanë, sidomos në organet qëndrore për të na mbajtur të ngrohtë, për të na ndihmuar të përshtatemi me jetën jashtë mitrës.

Ndërsa rritemi, përmbajtja e yndyrës kafe ulet në trupin tonë.

Studiuesit në Universitetin e Nottingham kanë përdorur teknologji për të zbuluar nëse ekziston akoma kjo yndyrë kafe në trupat e të rriturve dhe të fëmijëve.

Profesor Michael Symonds dhe Dr Helen thonë se rajoni në qafë i fëmijëve të shëndetshëm prodhon nxehtësi që do të thotë se ka përqëndrim të madh të yndyrës kafe.
Profesor Michael thotë se sfida tani është që të përdorim këtë njohuri për të gjetur se çfarë faktorë mund të kalojnë në yndyrën kafe, dhe për këtë arsye të parandalojmë shtimin në peshë.

"Sa më shumë të dimë se çfarë ndryshon në ngjyrë kafe yndyrënaq më mirë dhe më shumë masa do të merren për tjetrën.

"Kjo mund të ofrojë njohuri të reja në rolin e yndyrës kafe si ne bilancin e energjisë nga ushqimi që ne hamë, në energjinë që organet tona përdorin".

Por ajo mund të ketë një rol në luftën kundër trashjes.

Pra problemi qëndron në studime të tjera lidhur me zbulimin e ushqimeve të cilat çojnë në prodhimin e yndyrës kafe, nëse zbulohen ushqimet që transformohen në yndyrë kafe, stërvitja, mjedisi atëherë ne do të jemi përherë të ngrohtë, energjikë, do të hamë më shumë gjërat që i kemi të kufizuara dhe do të jemi jo mbipeshë.

Por deri në këtë fazë duhen akoma studime ndoshta dhe një dekadë tjetër shprehen mjekët shkencëtarë.

KOMENTE