Kryeministri Berisha shtron një darkë, për nder të ish Presidentit të Kroacisë Stipe Mesiç, i cili ndodhet për një vizitë miqësore nё Shqipëri, si dhe ish Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ish Presidentit të Shqipёrisё Alfred Moisiu, të cilët së bashku me ish Presidentin Mesiç u nderuan sot me titullin “Qytetar nderi” i komunës sё Shëngjinit.
Kryeministri Berisha, pasi i uroi për marrjen e titullit “Qytetar nderi” të Shëngjinit, falenderoi ish Presidentin Mesiç për vizitën nё Shqipëri dhe për kontributin e tij nё forcimin e miqёsisё midis dy kombeve, duke theksuar se tek ai shqiptarët kanë pasur gjithnjë një mik dhe avokat të fortë tё proceseve tё tyre integruese.
“Ju garantoj që ju keni respektin dhe dashamirёsinё e të gjithë shqiptarëve. Ne jemi krenarë me ju dhe me miqësinë me vendin tuaj, për të cilën ju keni luajtur një rol shumë tё madh. Përveç Kroacisë, ju keni dhe dy vende tё tjera ku jeni të mirëpritur, Shqipёrisё dhe Kosovën,” – u shpreh Kryeministri.
Zoti Mesiç u dëshmua edhe një herë një mbështetёs i fortë i integrimit të Shqipёrisё nё Bashkimin Europian, duke u shprehur se vendi i shqiptarëve ёshtё nё familjen europiane.
Nё një atmosferë shumë miqësore, biseda u ndal nё disa nga zhvillimet e rёndёsishme që kanë shënuar ndryshime pozitive e kanë forcuar paqen e stabilitetin nё rajon, për të cilat zoti Mesiç ka dhёnё një kontribut tё shquar nё to, ndërsa u shpreh besim i plotë nё perspektivёn europiane tё rajonit.
Gjatë bisedës theks i veçantë iu vu forcimit tё bashkëpunimit midis vendeve tё rajonit, nё interesin mё tё mirё tё popujve tё tij dhe tё rajonit si tё tёrё. Bashkëbiseduesit ndanë tё njëjtin mendim se vendet e rajonit duhet tё zgjerojnë e thellojnë marrёdhёniet e bashkëpunimin mes tyre, tё shtojnë përpjekjet pёr ndërtimin e infrastrukturave ndёrrajonale, intensifikimin e lëvizjes, tё kontakteve dhe shkёmbimeve ekonomike, kulturore etj., si interesi i pёrbashkёt i tё gjithё qytetarëve tё rajonit.
Bashkëbiseduesit ndanë gjithashtu tё njëjtin mendim se Kosova ёshtё tashmë një realitet i pakthyeshëm dhe një faktor paqeje e stabiliteti nё rajon.