kanë filluar dhe ndryshimet e para në Ministrinë e Brendshme vetëm pas një muaji kur ministri Noka ka marrë detyrën e tij në krye të këtij dikasteri.
Shefi i shërbimit të kontrollit të Brendshëm Astrit Halili ka qënë i pari që ka lënë detyrën e tij që ushtronte prej 7 vjetësh duke u zëvendësuar nga Bashkim Shehu deri tani sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.
Por Halili është transferuar në drejtorinë e policisë së shtetit ku do të ngarkohet me një detyrë tjetër.
Ministri Noka ka firmosur dhe emërimin e Arben Prengasit me detyrën e drejtorit të inspetkimeve në ministri.
Por burime thonë se këto ishin vetëm lëvizjet e para, ndërkohë pritet të ketë dhe lëvizje të tjera në javët e ardhshme.