I shpërthen granata në dotë mbeten të plagosur motër dhe vëlla.
Në fshatin Labinot Mal të Elbasanit Saimir dhe Florida Balla përkatësisht 13 dhe 15 vjeç mbetën të plagosur pasi granata e gjetur pranë shtëpisë së tyre u ka shpërthyer në dorë në momentin që e kanë marrë.
Menjëherë janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Mjekët konformojnë se janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë dëmtime të lehta në disa pjesë të trupit.