Ajo dihet dhe e njohin të gjithë pr veshjet e saj tepër të çudditshme.
Edhe këtë herë Nicki Minaj në videon e saj të re Pound The Alarm, e ka gjetur veten në rrugët e Trinidad, në një mori veshjesh që vetëm ajo i kupton.
Video fillon me një reklamë të Karaibeve ku ajo ka lindur e shoqëruar nga balerinat lokale të qytetit Trinidad.
Xhirimet e videos së saj kanë zgjatur 16 orë deri në mesnatë që ka përfunduar me një shpërthim fishkezjarresh. Në fund e lodhur por më shumë e lumtur ka falënderuar të gjithë për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë.