Dita e sotme ka qenë fatale për njërin prej adoleshentëve por njëkohësisht dhe kushërinj në bregdetin shqiptar, në plazhin Zvërnec-Vlorë.
Adriatik Shabanaj rreth 15 vjeç dhe kushëriri i tij Fatjon Shabanaj 22 vjeç kishin shkuar për t'u larë në det por 15 vjeçari nuk ka mundur të dalë dot nga deti ndërkohë që ka arritur të shpëtojë 22 vjeçari i cili u nis me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Trupi i 15 vjeçarit Adriatik Shabanaj nuk është gjetur akoma ndërkohë policia dhe forcat përkatëse po kërkojnë për gjetjen e trupit të adoleshentit.