Në aksin Fushë Milot-Kukës një familje nga Kosova është aksidentuar me pasojë vdekjen e 2 prindërve dhe plagosjen e djalit të tyre.
Automjeti me targa gjermane ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur. Viktimat janë Tafil dhe Feride Sele përkatësisht 41 dhe 39 vjeç ndërsa është plagosur djali i tyre Fatjon Sele i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.
Ndërkohë policia po heton shkaqet e askidentit.