English

Megaluf, resorti ku të rinjtë britanikë nuk dinë çbëjnë (FOTO)

Magaluf është një prej resorteve më të populluar në Majorka, Spanjë. Çdo vit qindra të rinj britanikë shkojnë atje për të kaluar pushimet me shoqërinë.

Por Magaluf kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes pasi kanë ndodhur raste fatale të vdekjes me të rinj kryesisht britanikë.

Magaluf dhe Ballena Punta dy zona tepër të nxehta përsa i përket kënaqësisë së të pirit deri në ekstremitet. Zona është quajtur si Partia e të rinjve britanikë që pijnë, dehen marrin dhe kokainë dhe në fund nuk dinë se çbëjnë dhe shumë raste kanë përfunduar dhe në vdekje për mos kontroll të vetes së tyre.

Kryesisht të rinjtë britanikë shkojnë për festën e kalimit të moshës adoleshente në moshë madhore pra pas përfundimit të shkollës së mesame.

Policia spanjolle shprehet se "jemi të bllokuar", atë pijnë aq shumë dhe pastaj dalin jashtë kontrollit, britanikët janë vajza dhe djem fare të rinj, dhe janë pa asnjë mbikqyrje, vetë banorët e Majorkas janë të çuditur pasi janë ndryshe nga të rinjtë spanjollë. Te britanikët vihet re një "shthurrje" në karrakterin e tyre që çon në dëmtim të vetes.
Madje dhe vetë të rinjtë tregojnë se prindërit nuk i lenë por ata arrijnë të largohen.

Fotot flasin më shumë se përshkrimi.

KOMENTE