English

Shpërblimi i pronarëve të ligjshëm. Miratohet vendimi

Këshilli i Ministrave miratoi sot, vendimin për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Vendimi përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim, në qarqet e Tiranës, të Durrësit, të Dibrës, të Vlorës dhe të Elbasanit, për një sipërfaqe prej rreth 34 001.9 m2 truall, me vlerë të përgjithshme 307. 395. 710.4 (treqind e shtatë milion e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë pikë shtatëqind e dhjetë presje katër) lekë.

Masa e shpërblimit është përcaktuar në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen e parcelës ndërtimore të zënë nga objekti pa leje.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.

Për 2001 parcelat e objekteve informale, që me këtë vendim, bëhet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 414 222.90 m2, janë kryer nga ALUIZNI, në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren, plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor, si dhe kualifikimi për legalizim.

KOMENTE