English

Bamir Topi takim të premten me drejtuesin e Partisë FRD

Tashmë ka disa ditë që ish presidenti Topi është larguar nga detyra e tij, por për shumë dashamirës dhe mbështetës të tij janë kuriozë se ku ai do të fokusohet.

A do të largohet nga politika apo do të jetë plotësisht aktiv por duke u prezantuar dhe përfaqësuar me një forcë të re politike.

Burimet pranë Bamir Topit bëjnë të ditur se është fiksuar një takim i paradites së të premtes me kryetarin e grupit nismëtar të FRD-së zotin Gazmend Oketa, ku pritet të diskutohet gjerë e gjatë mbi rolin final që do të ketë zoti Topi në këtë parti të re që përherë të parë do të konkurrojë në zgjedhjet e 2013 ku si synim kryesor ka marrjen e pushtetit nga Sali Berisha dhe kalimin në dis aparti të tjera.
“Kam kritika të forta për mënyrën e administrimit të pushtetit, një tentativë për të patur kontroll edhe tek gjërat më të parëndësishme. Një pushtet që jep këto simptoma, që keqpërdor dhe falsifikon edhe votën e presidentit, atëherë për çfarë duhet të kem besim unë? Pse duhet të kërkoj shenjë tjetër? Nuk ka nevojë të marrim shumë simptoma. Është e domosdoshme të ketë rotacion, por nuk parashikoj se qysh-tek”, theksoi Topi.

KOMENTE