Në kuadrin e fushatës së ndërprerjev për klientët debitorë në të gjithë Shqipërinë, ekipet e CEZ Shpërndarje kanë rifilluar dje ndërprerjet individuale të energjisë për klientët debitorë në Kukës dhe në Maqellarë (Peshkopi), zona ku javën e shkuar u zhvilluan protesta të dhunshme ndaj aksionit të CEZ Shpërndarje. Sot në Maqellarë pati reagime pozitive nga debitorët, të cilët kanë bërë pagesa te faturave te energjise si edhe kanë nënshkruar marrëveshje për pagesa me këste.
Në fshatin Bregu i Lumit (Komuna Tërthore, Kukës) ekipet janë sulmuar nga banorët e zonës, të cilët janë 100% debitorë dhe refuzojnë të paguajnë për energjinë që konsumojnë. Punonjësit e CEZ Shpërndarje ishin në Breg Lumi për të kryer ndërprerjet e planifikuara dhe të njoftuar prej disa ditësh në media kur banorët i kanë sulmuar punonjësit e kompanise dhe kanë kundërshtuar çdo formë bashkëpunimi me strukturat e kompanisë.
Komuna Tërthore është 100% debitore dhe vlera arrin deri në 187,153,411 lekë të reja. CEZ Shpërndarje u bën thirrje të gjithë banorëve, strukturave të pushtetit lokal dhe atyre të rendit në zonën e Kukësit, që të bashkëpunojnë me ekipet e kompanisë, për të arritur marrëveshje lehtësuese për mënyrat e pagesave. Aktet e dhunshme si ato të sotmet, që nuk i shërbejnë marrëdhënies së shëndoshë që kompania kërkon të ndërtojë me konsumatorët e energjisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në të gjithë Shqipërinë, do të raportohen menjëherë tek organet përkatëse për ndjekje penale.
CEZ Shpërndarje dëshiron të theksojë se garanton furnizimin me energji elektrike vetëm për ata konsumatorë të cilët paguajnë detyrimet e tyre financiare. CEZ Shpërndarje është e vendosur të mos lejojë që konsumatorët të vjedhin apo mos paguajnë energjinë elektrike duke tejkaluar afatet kontraktuale. Punonjësit e kompanisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe policinë, aktorë shumë të rëndësishëm gjatë këtyre aksioneve, do të vazhdojnë të punojnë në të gjitha zonat problematike për të bërë arketimet e debive të konsumatoreve debitorë. Të gjithë ata klientë debitorë që do të vazhdojnë të injorojnë detyrimet për pagesat e faturave të energjisë, do të kallëzohen nga kompania për ndjekje penale në Prokurori, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.