English

Çifti irlandez zihet në hotelet shqiptare

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit një turiste irlandeze e cila kishte erdhur për të shijuar muajin e mjaltit është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

63-vjeçarja, Natalia Doile po qëndronte në një prej hoteleve në Berat bashkë me burin e saj, por në vend që të shijonin muajin e mjaltit ajo është dhunuar nga i shoqi po irlandez, i cili është arrestuar nga policia e cila bën të ditur se konflikti kishte nisur që më parë, 2 javë pas martese pasi ajo kishte kërkuar përsëri divorcin.

Dhe bashkëshorti duke e argumentuar që ajo e kërkoi këtë gjë pasi donte pasurinë e tij.

Pas mjekimit të marrë ajo ka kërkuar të shoqërohej në aeroport për t'u kthyer në vendin e saj ndërsa bashkëshorti është shoqëruar në polici.

KOMENTE