English

Haxhinasto inspekton HEC-in e Banjës

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z.Edmond Haxhinasto, ka inspektuar dje zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Banjës. Kompania “Devolli Hydropower”, e cila është edhe investitorja e kësaj vepre, planifikon investimin e rreth 1 miliardë eurove në ndërtimin tre hidrocentraleve, të Banjës, të Koklit dhe të Moglicës, me një fuqi të instaluar prej rreth 280 Megawatt dhe prodhim vjetor 800 Gigawatt.

“Një investim me rëndësi të jashtëzakonshme për energjinë”, ka thënë mes të tjerash në fjalën e tij zv.Kryeministri Haxhinasto.

Ai vlerësoi punën dhe përgatitjet e bëra nga kompania për rifillimin e punimeve vitin e ardhshëm.

“Ky investim-tha zv.Kryeministri-, do të ketë një impakt të veçantë për zonën, për ekonominë, punësimin, bujqësinë, por edhe për turizmin. Në këto vepra, pritet të punësohen mbi dy mijë persona”.

Z. Haxhinasto u shpreh më tej se bashkëpunimi mes qeverisë dhe kompanisë do të vazhdojë dhe se janë në rrugë të mbarë për përfundimin e problematikave.

KOMENTE