English

Konkurs për Siglën Muzikore të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur Konkursin Mbarëkombëtar për Siglën Muzikore të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij konkursi është mbështetja e krijimtarisë artistike kombëtare në fushën e muzikës me objekt 100 vjetorin e pavarësisë së vendit (1912-2012), duke nxitur krijuesit mbarëshqiptare të muzikës për të shkruar vepra të reja muzikore të frymëzuara nga kjo ngjarje historike shumë e rëndësishme për kombin shqiptar

Afati i fundit për dorëzimin e veprave, është data 28 shtator 2012.

KOMENTE