Somali ka vuajtur shumë, por lufta për dy dekadat e fundit, e ka lënë sistemin shëndetësor në rrënoja, në një kohë kur ajo është më se e nevojshme.
Dr Omar Saleh, një kirurg që punon për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, thotë se shumë nga pacientët e tij kurrë nuk ishin vizituar më parë te një mjek përpara se ai dhe ekipi i tij të arrinin.
Qyteti bregdetar i paarritshëm i Ras Kamboni nuk kishte parë asnjë ndihmë të huaj apo ndihmë zhvillimi për 15 vitet e fundit. Pasi ushtria Kenyan rrëzoi militantët islamikë nga qyteti, vitin e kaluar, Dr Saleh ishte në gjendje që të ngrinte një klinikë që ofronte trajtim për një komunitet mjaft në nevojë për kujdes mjekësor.