English

Vdes çiklisti pas gditjes nga një autobus i medias Olimpike

Një burrë është arrestuar pas vdekjes së një çiklisti i cili ishte goditur nga një autobus Olimpik afër Parkut Olimpik.

Burri, në mesin e viteve 60, u arrestua pasi çiklisti, 28 vjeçar, vdiq në vend, në kryqëzimin e rrugës Ruckholt dhe Hackney.

Policia dhe se një ambulancë ajrore morri çiklistin pas rrëzimit, i cili ka ndodhur në rreth 19:45 BST.

Scotland Yard tha se i dyshuari ishte duke u mbajtur nën dyshimin si shkaktar për vdekjen e çiklistit.

Ai u dërgua në një stacion policie në lindje të Londrës.

Përplasja, duke përfshirë një autobus të mediave olimpike, ka ndodhur në afërsi të qendrës Olimpike të hockey, në Velodrome dhe arenën Paralimpike të tenisit.
Viktima ende nuk është identifikuar, por një burim i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha për BBC Londër, se ai nuk ishte një konkurrent olimpik, megjithat ishte një aksident dhe vdekje e tmerrshme dhe mendimet janë me familjen e tij.

Autobusët pas askidentit nuk janë lejuar të qarkullojnë pothuajse deri në brendësi. Incidenti është duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve të Trafikut.

KOMENTE