English

Haxhinasto-Gebbeken: Të rritim volumin e pasgjerëve sidoms të Gjirit

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto zhvilloi dje një takim me Administratoren e Aeroportit të Tiranës, znj. Andrea Gebbeken.

Z. Haxhinasto vlerësoi impaktin që ka dhënë kjo kontratë konçensionare për punësimin, veçanërisht për zonën e aeroportit të Rinasit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për investime të rëndësishme që do të realizohen në vijim, ndërsa u panë edhe mundësitë e përbashkëta për rritjen e numrit të pasagjerëve duke aktivizuar edhe aeroportet e Kukësit dhe Sarandës. Po ashtu u diskutua edhe për rritjen e volumit të pasagjerëve nëpërmjet linjave të tjera ajrore, veçanërisht nga vendet e Gjirit.

KOMENTE