Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë Dr. Vangjel Tavo ka marrë letër urimi nga homologu i tij Çek Prof. Dr. Leos Heger. Në letrën e tij ndër të tjera shprehej gadishmëria për të vazhduar bashkëpunimin e inicuar vitin e kaluar nga Marrëveshja e Bashkëpunimit midis ministrive të dy vendeve në fushën e shëndetit dhe shkencave mjekësore.
Marrëveshja, e cila parashikon bashkëpunim në fusha me interes për rritjen e performancës së sistemeve shëndetësore do të mundësojë mbrojtjen dhe promovimin e shendetit publik, aktivitete kërkimore mjekësore, politikat farmaceutike etj. Kjo marrëveshje është parë më interes nga të dyja palët për bashkëpunime konkrete në fushën e shëndetësisë, si binjakëzimi midis shërbimeve shëndetësore terciare, spitalit i Nënë Tereza në Tiranë dhe Spitalit Universitar në Pragë, trajnime afatshkurtra dhe afat gjata për personelin shëndetësor, bashkëpunime në fushën e shëndetit publik midis Insitutit të Shëndetit Publik në Tiranë dhe Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Pragë, si dhe aplikime të përbashkëta në thithjen e fondeve të përcaktuara nga BE-ja me anën e projekteve IPA dhe TAIEX.
Urime të përzemërta dhe suksese në përballimin e sfidave të detyrës së re janë përcjellw edhe nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë, Prof. Rajko Ostojic. Ndër të tjera në mesazhin e urimit shprehej gadishmëria për të krijuar ura bashkëpunimesh të frytshme dhe për të patur lidhje të forta, të ngushta mes ministrive respektive.
Ministri Ostojic thekson bashkëpunimin shumë të frytshëm ndermjet dy institucioneve shëndetësore dhe sfidat e mëdha me të cilat po përballet shëndetësia botërore për përmbushjen sa më të mirë të kërkesave gjithmonë në rritje të qytetarëve për shërbime shëndetësore gjithmonë e më cilësore.