Muharrem Jashllari, ka qënë efektiv i policisë, i cili është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij nga familjarët të cilët kanë lajmëruar policinë.
46 vjeçari ishte efektiv i policisë së Pogradecit dhe babai i dy fëmijëve. Ai punonte me detyrë si instruktor i qenve të policisë.
Nuk dihen akoma shkaqet që kanë çuar në këtë akt makabër, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.