Ridvan Gora ka qënë viktima i cili ka humbur jetën në bregdetin e Durrësit pasditen e djeshme.
64 vjeçari nga Pogradeci kishte shkuar për pushime me familjen te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, dhe kishte shkuar për t'u larë në det por nuk kishte mundur të dalë duke qënë larg nga bregu vetëm për 50-60 metra.
Nuk dihet akoma se çfarë ka shkaktuar vdekjen e pogradecarit por mendohet se mund të ketë qënë një arrest kardiak.
Trupit të tij pritet t'i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore në morgun e spitalit të Durrësit.