English

Sëmundja Alzheimer. Gjendet kimikati që mund të kurojë sëmundjen

Studimet e reja shkencore kanë zbuluar se një ditë kimikati që gjendet në farat e pishës do të jetë një sukses i madh për kurimin e sëmundjes Alzheimer.

Kimikati i njohur si NIC5-15, ka treguar se në studimet e kafshëve është tepër efektiv në parandalimin e formimit të pllakave amyloid, të cilat veshin qelizat e trurit duke i ndaluar të punojnë në mënyrë efektive.

Sëmundja degjenerative është forma më e zakonshme e çmendurisë dhe ndikon më shumë se 300.000 njerëz në Britani të Madhe.
Simptomat e hershme përfshijnë probleme të vogla të kujtesës dhe harrim të fjalëve. Më vonë simptomat përfshijnë konfuzion të rëndë dhe ndryshime dramatike të personalitetit. Një i sëmurë mund të përjetojë iluzione.
Është vlerësuar se ajo ndikon një në 14 njerëz të moshës mbi 65 vjeç. Ajo mund të jetë e trashëguar në disa raste.

NIC5-15 është një kompleks natyror kimik që gjendet në fruta të tilla si farat e rrushit si dhe boçet e pishave.
Shkencëtarët shpresojnë që do të jetë një hap i madh në mjekësi për kurimin e Alzheimer.

KOMENTE