Mos u trembni nëse do t'u serviret në pjatë ky lloj zvarraniku që ngjet me një pjesë të anatomisë së njeriut (penisin) pasi sot dhe gjarpri është pjesë e guzhinës së gatimit.
Krijesa unike, atretochoana eiselti, u gjet pasi inxhinierët po drenazhonin një digë hidroelektrike që përfshin një lumë të lidhur në Amazona.
Biologët zbuluan gjashtë krijesa të pazakonta rreth 1 metër të gjatë në shtratin e lumit Madeira në Rondonia, Brazil.
Krijesat janë zbuluar që nëntorin e kaluar por biologëve iu desh pak kohë për të përcaktuar gjininë e klasifikimit të tyre pasi është një krijesë e rrallë që është gjetur në mënyrë sporadike dhe për herë të fundit në vitin 1968.
Pavarësisht që ngjajnë si gjarpërinj, ata janë të verbër dhe ngjajnë më shumë me salamanders dhe bretkosat. Nga 6 që u gjetën, 1 kishte ngordhur , 2 u bajtën për studime dhe 2 të tjerë u lëshuan në gjendje të lirë.
"Biologët mendojnë se krijesat marrin frymë me lëkurë dhe ndoshta ushqehet me peshk të vegjël dhe krimba, por nuk ka ende asgjë konkrete.
"Amazon është një kuti e surprizave, kur është fjala për zvarranikë dhe amfibë. Ka ende më shumë për t'u zbuluar.