Sokol Olldashi dhe Andrija Lompar dy minsitrat respektivë të Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nënshkruar një marrëveshje në takimin e tyre në Potgoricë lidhur me stacion hekurudhor të përbashkët Shqipëri-Mali i Zi.
Stacioni i përbashkët pritet të ndërtohet pikërisht në Tuz të Malit të Zi. Ministri Olldashi e konsideroi këtë marrëveshje mjaft të rëndësishme për Shqipërinë, duke patur parasysh se e vetmja lidhje ndërkombëtare e hekurudhës shqiptare është ajo përmes Malit të Zi. Përmes këtij vendi, hekurudha shqiptare kryen një volum shkëmbimesh prej rreth 300 mijë ton në intinerarin Elbasan-Durrës –Bajzë- Tuz.