Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi, gjatë një deklarate për mediat ka ritheksuar se çështja e imunitetit është një çështje e zgjidhur dhe se PS jo vetëm që ka qenë nismëtare, por ka dhënë edhe dakordësinë e saj duke votuar pro nen për nen projektin për kufizimin e imunitetit.
Por ajo çka kërkon Partia Socialiste, ka shtuar Klosi, është që krahas ndryshimit të kushtetutës për të kufizuar imunitetin, të diskutojmë edhe ato ndryshime që sigurojnë pavarësinë e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë.