Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në zonën e njohur si kryqëzimi i “Gjoçajt” njoftohemi se ka ndodhur një aksident ku janë plagosur 8 persona.
Automjeti tip “Reno” me targa CH 277 GV është përplasur me mjetin tip “benz” me targa EL 14 10 C.
Sikur të mos mjaftonte përplasja e dy veturave, në aksident përfshihet dhe një kamioçinë e cila rriti numrin e të plagosurve.
Sabri Greta, ishte drejtuesi i kamoçinës ndërsa automjeti tip "Reno" drejtohej nga Eduart Cullhaj dhe udhëtonte bashkë me gruan e 2 fëmijët, ndërsa automjeti tip "Benz" drejtohej nga Agron Hysa, i cili gjithashtu udhëtonte bashkë me gruan e 2 fëmijët.
Policia ka nisur hetimet ndërsa të plagosurit menjëherë janë transportuar në spitalin e Elbaanit.